
Teksa kanë mbetur vetëm disa orë nga përballja e shumëpritur mes Polonisë dhe Shqipërisë në kuadër të “Play-Off”-eve të Kupës së Botës, mediumi ndërkombëtar “football.predictions” ka publikuar parashikimet për tetë ndeshjet e kësaj faze vendimtare.
Shqipëria favorite në Varshavë
Sipas këtij mediumi, pavarësisht se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë, në një atmosferë të vështirë si ajo e Varshavës, parashikohet një fitore minimale 1–0 për kuqezinjtë. Ky vlerësim bie në sy, duke qenë se Polonia konsiderohet një kundërshtar i fortë në shtëpi.
Lajm pozitiv edhe për Kosovën
Parashikimet janë optimiste edhe për përfaqësuesen e Kosovës. Sipas të njëjtit burim, “Dardanët” pritet të triumfojnë me rezultatin 1–0 në transfertë ndaj Sllovakisë, në Bratislavë.
Surpriza në ndeshjet e tjera
“Football.predictions” parashikon edhe disa rezultate surprizë në ndeshjet e tjera të fazës “Play-Off”:
Irlanda e Veriut eliminon Italinë pas goditjeve të penalltive
Uellsi fiton 2–1 ndaj Bosnjës
Ukraina mposht Suedinë me rezultatin 3–1
Danimarka fiton 2–1 ndaj Maqedonisë së Veriut
Turqia triumfon bindshëm 5–1 ndaj Rumanisë
Çekia fiton minimalisht 1–0 ndaj Irlandës
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje