
Premier Liga ka mësuar pak minuta më parë ndeshjet hapëse për sezonin 2023-2024. Një fotografi që tregon një letër me listën e ndeshjeve të javës së parë të sezonit të ardhshëm të kampionatit anglez ka bërë xhiro në rrjetet sociale.
Shorti ka rezervuar dy ndeshje mjaft interesante që në start siç janë Totenhem-Njukasëll dhe Mançester Junajtid-Brajton. Kampionët e Anglisë, Mançester Siti do ta nisin në transfertë përballë të sapongjiturve në Premier Ligë, Bërnli, Liverpuli do të udhëtojë në Luton, ndërsa Arsenali do të luajë derbin e Londrës me Fulhamin.
Java e parë e Premier Ligës:
Burnmuth v Uest Hem
Bërnli v Mançester Siti
Kristal Palas v Çelsi
Everton v Brentford
Fulham v Arsenal
Luton v Liverpul
Mançester Junajtid v Brajton
Shefild Junajtid v Aston Vila
Totenhem v Njukasëll
Ullverhempton v Notingem Forest
Crystal Palace (A) first game of next season ????
— TweetChelseaUK (@TweetChelseaUK) June 14, 2023
Official fixtures are released tomorrow morning. pic.twitter.com/DR83NBckzJ
Lini një Përgjigje