TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2023, 18:27

Ronaldo i detyrohet Xheorxhinës 100 mijë euro në muaj edhe të pamartuar, një ndarje e mundshme i kushton shumë CR7

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo i detyrohet Xheorxhinës 100 mijë euro në muaj edhe

Xheorxhina Rodrigez dhe Kristiano Ronaldo janë një ndër çiftet më të famshëm në botë, për të mos thënë më i famshmi për momentin dhe gjithçka rreth jetës së tyre jo vetëm që ka shumë interes, por televizione, revista, madje edhe kompani të prodhimit të filmave e dokumentarëve ofrojnë shuma të çmendura për të pasqyruar përditshmërinë e tyre, disa prej të fshehtave të tyre.

Çifti që për më shumë ka sjellë në jetë dy fëmijë, Alana Martina dhe Bela Esmeralda, përflitet se pas transferimit në Arabinë Saudite po kalojnë një moment krize, edhe pse ato shpesh-herë, me postime të ndryshme nëpër rrjetet sociale u përgjigjen me foto familjare, apo edhe me ironi. Gjithsesi, në Spanjë janë kaq të sigurt që kësaj historie mund t’i vijë fundi shumë shpejt, duke qenë se edhe një martesë të përfolur që në kohët kur Kristiano Ronaldo luante te Juventusi, as që duket absolutisht në horizont. Madje, ashtu si në rastin e lidhjes me Irina Shaik, duket se në mes është sërish e ëma e Ronaldos, Dolores Aveiro, e cila nuk e do absolutisht këtë. Dhe për këtë arsye, vështirë se çifti, pavarësisht dy fëmijëve që ka nga kjo lidhje, të vazhdojë ende gjatë bashkëjetesën e tyre.

Gjithsesi, sido që të jetë, Ronaldo dhe Xheorxhina, edhe në rast të një ndarjeje të mundshme, jo vetëm që do të qendrojnë në kontakt, por mbi të gjitha modelja do të ketë një jetë pa probleme financiare. Kjo, pasi që në momentin e lindjes së fëmijës së parë, media spanjolle zbulon se Kristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë, sipas të cilës Xheorxhina do të marrë prej tij 100 mijë euro në muaj, për mirëmbajtjen e fëmijëve, nëse ata do të shkojnë me të ëmën, por edhe për t’i lejuar bukuroshes 29-vjeçare që të ruajë një standard si një prej personave më të rëndësishëm të jetës së portugezit. Tani pritet përgjigja e kampionit të Al-Nasr, ose vetë Xheroxhinës…

kristiano ronaldo xheorxhina rodrigez

Lini një Përgjigje