TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 16:23

Ra pa ndjenja në fushë dhe u dërgua në spital, Mirlind Daku reagon për incidentin e frikshëm në Kosovë: Largoni ato fusha se i tmerruat lojtarët

Shkruar nga Pamfleti

Ra pa ndjenja në fushë dhe u dërgua në spital, Mirlind Daku

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e djeshme në Superligën e Kosovës. Në sfidën mes Gjilanit dhe Malishevës, ka pasur momente paniku, pasi lojtari Oltion Bilalli ra pa ndjenja në fushën e lojës.

Pas një përplasjeje me portierin e ekipit të Malishevës, sulmuesi 23-vjeçar humbi ndjenjat. Ditën e sotme klubi i Gjilanit ka reaguar në faqen e tyre zyrtare se gjendja shëndetësore e Bilallit është e stabilizuar.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. “Forca Olti, jemi me ty. Largoni ato fusha se i tmerruat lojtarët e familjarët e tyre”, shkruan 27-vjeçari në faqen e tij zyrtare.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare oltion bilalli

Lini një Përgjigje