TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 16:01

Rojet e sigurimit nuk lejuan tifozët e Interit të ktheheshin në stadium pas golit të Rafinjës, tentativa të dëshpëruara në barazimin e Açerbit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rojet e sigurimit nuk lejuan tifozët e Interit të ktheheshin në

Disa nga tifozët e Interit kanë humbur mbrëmë ndeshjen e jetës.

Pasi Rafinja shënoi golin e tretë për Barcelonën në minutën e 87, disa prej zikaltërve dolën nga stadiumi pasi u duk sikur gjithçka përfundoi dhe ishin katalanasit ata që do të preknin finalen e Mynihut.

Por kjo nuk ndodhi kështu, pasi Açerbi barazoi shifrat në minutën e 93. Teksa nga jashtë “San Siro”-s u dëgjuan brohorima, ata tentuan të ktheheshin brenda, por nuk u lejuan nga rojet e sigurimit.

Dëshpërim i madh për tifozët zikaltër që nuk arritën të shijonin deri në fund emocionet e mëdha të kësaj sfide.

tifozët e interit ndeshja me barcelonën champions league

Lini një Përgjigje