TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 17:55

Rashica mahnit kampionatin ukrainas, ish-sulmuesi i Skënderbeut realizon gol "alla" Kristiano Ronaldo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rashica mahnit kampionatin ukrainas, ish-sulmuesi i Skënderbeut realizon

Ermir Rashica po kalon një pjesë të dytë sezoni mjaft të mirë pas largimit nga Skënderbeu. Ylli i Kombëtares së Shpresave ka arritur edhe ditën e sotme të gjejë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi 21-vjeçar ka realizuar gol me ekipin e Metalist përballë Bukovina në transfertë. Rashica arriti të shënojë golin e dytë dhe të përmbysjes ndaj kundërshtarëve në fundin e pjesës së parë.

Metalist nisi një kundërsulm brilant, në të cilin Rashica hodhi “firmën” e fundit duke çuar topin në fund të rrjetës. Goli i sotëm ishte i treti për shqiptarin në 6 ndeshje të kampionatit ukrainas, ku ka asistuar dhe tre herë.

 

ermir rashica sulmuesi shqiptar metalist

Lini një Përgjigje