
Skuadra e Çelsit luan sonte ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Realit të Madridit.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka bërë një publikim në rrjetet sociale. Ai ka postuar formacionin zyrtar të ‘Bluve të Londrës’, dhe ka vendosur disa emoji, një zemër dhe duart duke u lutur për një rezultat sa më pozitiv.
Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Çelsit luhet në orën 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kurse ajo e kthimit vetëm pas një jave në “Samford Bridge”.

Kujtojmë që Broja është i lënduar 1ë nga muaji dhjetor dhe mungon deri në fund të këtij sezoni.
Lini një Përgjigje