TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2025, 20:42

Reali i Madridit apo Barcelona? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet kush do të fitojë La Ligën në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit apo Barcelona? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet kush do

Sipas një analize të realizuar nga Inteligjenca Artificiale, Reali i Madridit shihet si favoriti kryesor për të fituar La Ligën këtë sezon, duke lënë pas rivalen e përjetshme, Barcelonën.

Të dhënat parashikojnë që skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso ta përfundojë kampionatin me rreth 84.87 pikë të pritshme dhe me një mundësi prej 57.44% për të ngritur trofeun.

Në anën tjetër, Barcelona pritet të ketë një sezon të fortë, por jo mjaftueshëm për të kaluar madrilenët. Analiza  tregon se katalanasit mund ta mbyllin sezonin me 81.96 pikë dhe me vetëm 37.44% gjasa për të fituar titullin në La Liga, duke mbetur kështu pas në garën për kreun e tabelës.

la liga inteligjenca artificiale real madrid barcelona

Lini një Përgjigje