
Është mbyllur 1-0 ndeshja mes Skënderbeut dhe Besës. 90 minutat e zhvilluara në Korçë kanë nxjerrë fitues vendasit.
Një ndeshje me raste dhe interesante mes skudrave, me korçarët që vetëm në minutën e 75 të sfidës ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Goli vendimtar u shënua nga Janaqi, i cili i jep kështu një 3 pikësh tjetër skuadrës së Ernest Gjokës.
Në pjesën e parë kishte pretendime nga Besa, për një gol që u anulua.
“Ujqërit e Dëborës” vazhdojnë të kryesojnë me 22 pikë edhe pas kësaj jave, ndërkohë Besa vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit, teksa ndodhet në kuotën e 4 pikëve.
Lini një Përgjigje