TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 22:34

Realizoi tripletë në pjesën e parë në Champions, Kilian Mbape hyn në historinë e Realit

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi tripletë në pjesën e parë në Champions, Kilian

Kilian Mbape shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Olimpiakosit dhe Realit të Madridit në Greqi dhe për sulmuesin francez, kaq mjaftoi për të hyrë në histori, teksa mori që sot kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve.

Ky ishte tregolëshi i tretë i tij në Ligën e Kampioneve që kur ka veshur fanelën e Realit, duke u kaluar vetëm nga Benzema (4), Pushkash e Di Stefano (5) dhe Kristiano Ronaldo (7) në historinë e klubit.

Tre golat ë shënuar brenda 6 minutash e 42 sekondash, e bëjnë këtë tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampioneve, të kaluar vetëm nga Salah i cili në vitin 2022 kishte shënuar ndaj Rejnxhërs brenda 6 minutash e 13 sekondash.

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje