Sport29 Shtator 2023, 17:41

Refuzoi postin e trajnerit për një punë të re milionere, ja detyra e re që do të marrë Zinedin Zidan te Marseja

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi postin e trajnerit për një punë të re milionere, ja

Zinedin Zidan nuk drejton një ekip prej dy vitesh e gjysmë, pasi është larguar nga Reali i Madridit në vitin 2021

Megjithatë, Topi i Artë 1998 vazhdon të jetë shumë i përmendur në merkaton e trajnerëve. Dhe jo vetëm.

Sipas ‘France Bleu Provence’, Zidan duket se ka pranuar të kaloje te Marseja, skuadra e qytetit ku ka lindur, jo si trajner, por si drejtor i përgjithshëm, me kusht që klubi të blihet nga një fond i Arabisë Saudite.

Marseja po kalon një moment shumë delikat, me pronësinë e kryesuar nga Frank Mçourt që është vënë në shënjestër nga tifozëria.

Pas dorëheqjes së Marselinos, në stol është ulur Gatuzo, që në Francë thonë se është zgjedhur nga klubi vetëm pas refuzimit të Zidan për t’u bërë trajneri i skuadrës.

Tani po shtohen zërat për kalimin e Zizu te klubi francez në rolin e drejtuesit. Arabët e interesuar për të blerë Marsejën duket se janë gati t’i garantojnë Zidanit një rrogë milionere për detyrën e tij.

Për ish-futbollistin, i cili nuk ka luajtur kurrë te Marseja, do të bëhej fjalë për një ndryshim të bujshëm rolesh me objektivin që të bëhet i pari që fiton si lojtar, trajner dhe si drejtues.

zinedin zidan olimpik marsejë