TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2026, 22:57

Roma mposht Cremonesen dhe ‘blindon’ zonën ‘Champions’

Shkruar nga Pamfleti

Roma mposht Cremonesen dhe ‘blindon’ zonën

Roma përforcoi vendin e katërt në Serie A pas një fitore bindëse 3-0 ndaj Cremonese-s në javën e 26-të të kampionatit italian. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini bëri detyrën në Olimpico, duke u larguar 4 pikë nga Juventus-i i vendit të pestë dhe duke u barazuar në pikë me Napoli-n në vendin e tretë, të dyja me 50 pikë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola (0-0), me Romën që dominoi posedimin e topit dhe pati një mundësi të artë në minutën e 35-të: një goditje me kokë e Gianluca Mancinit u ndal nga traversa, duke mbajtur rezultat barazim.

Pas pushimit, verdhekuqtë nisën vrullshëm. Në minutën e 59-të, Bryan Cristante shënoi golin e parë duke mposhtur portierin Emil Audero me një goditje me kokë pas një situate standarde, duke vendosur avantazhin 1-0. Në minutën e 77-të erdhi goli i dytë: sërish Cristante asistoi, këtë herë për Evan Ndicka-n, i cili me një goditje të saktë çoi rezultatin në 2-0.

Fitorja u vulos në minutën e 86-të nga Niccolò Pisilli, që shënoi golin e tretë pas një aksioni të bukur të ekipit, duke siguruar tri pikët e plota dhe duke i dhënë Romës një frymëzim të rëndësishëm në garën për vendet e Champions League-it.

cremonese roma

Lini një Përgjigje