TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 16:38

Ronaldo godet me taka në fytyrë portierin kundërshtar, CR7 falet nga arbitri dhe shpëton vetëm me një karton të verdhë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo godet me taka në fytyrë portierin kundërshtar, CR7 falet

Kristiano Ronaldo i shpëtoi mrekullisht një kartoni të kuq në ndeshjen kualifikuese të Portugalisë për “EURO 2024” kundër Sllovakisë, pasi ai goditi me taka në fytyrë portierin Martin Dubravka. Në momentin e ndeshjes së Portugalisë dhe Sllovakisë, sulmuesit legjendar iu dhanë shanset më të thjeshta për të dyfishuar rezultatin, dhe në përpjekjet e tij goditi portierin me taka në fytyrë, i cili mbërriti te topi përapara sulmuesit portugez. Një veprim që dukej se ishte një goditje për karton të kuq.

Megjithatë, gjyqtari Glen Nyberg dha vetëm një karton të verdhë, për mosbesimin e lojtarëve dhe tifozëve të Sllovakisë, të cilët mbetën të hutuar se Ronaldo kishte shpëtuar pa u përjashtuar.

Një nga lojtarët që dukej më i hutuar ishte kapiteni sllovak Milan Skriniar, i cili vrapoi për t'u përballur me Ronaldon, menjëherë pasi ai u largua nga Dubravka i shtrirë në tokë.

Portugalia kryeson grupin J me 15 pikë në 5 ndeshje.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje