Sport19 Qershor 2024, 16:09

Rrezikojnë përballjen me Spanjën, kush janë dy futbollistët kuqezi që do ta shohin ndeshjen nga tribuna nëse ndëshkohen me të verdhë

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikojnë përballjen me Spanjën, kush janë dy

Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare rrezikojnë të humbasin duelin ndaj Spanjës nëse ndëshkohen në sfidën e sotme me një tjetër karton të verdhë.

Sipas rregullores së UEFA-s për turneun, dy kartonë të verdhë, edhe në ndeshje të ndryshme në fazën në grupe, sjellin pezullimin për një sfidë të futbollistit të ndëshkuar.

Kështu, në listën e të paralajmëruarve janë Armando Broja dhe Arbër Hoxha, të dy të ndëshkuar në sfidën ndaj Italisë. Nëse aktivizohen ndaj Kroacisë dhe ndëshkohen me të verdhë, lojtarët në fjalë do të shohin nga tribuna duelin me spanjollët.

Rrezikojnë përballjen me Spanjën, kush janë dy

armando broja arbër hoxha