
Bashkëshortja e Leo Mesit, Antonela Rokuzo, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocionues pas lotëve të yllit argjentinas. Ndeshja ndaj Venezuelës, me shumë gjasa ka qenë e fundit e Mesit në shtëpi, me fanelën e Argjentinës, gjë që u kuptua nga gjestet, përqafimet me fëmijët dhe lotët në “Monumental”.
Antonela, që e ka shoqëruar qysh fëmijë, i dedikoi një postim të ëmbël.
“Jam krenare për ty, për çdo hap që bën dhe gjithçka që ke ndërtuar me dashuri e përkushtim. Sa me fat jemi që të kemi në këtë udhëtim! Të duam shumë”, – shkroi ajo krah një fotoje familjare.
Për Mesin, tani mbetet Botërori 2026, ku do të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar në Katar, dhe ndoshta disa paraqitje të tjera me Argjentinën, por jo zyrtare, pasi për Kupën e Botës 2030, bardhekaltrit janë të kualifikuar automatikisht.
Lini një Përgjigje