TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2025, 21:22

Pikantet e ndeshjes Shqipëri U-21-Gjermani U-21, tifozët injorojnë futbollistët kuqezi dhe duan shqiptarët e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Pikantet e ndeshjes Shqipëri U-21-Gjermani U-21, tifozët

Shqipëria U-21 zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Gjermanisë U-21 në “Elbasan Arena”, ku pavarësisht nga emri i kundërshtarit, interesi i tifozëve ishte i ulët, teksa nuk kanë munguar edhe momentet pikante.

– Babai i Vaiper në tribunë me fanelën e Maincit, i shoqëruar nga familjarë të tij, teksa daja i Vaiper mban veshur fanelën e Gashit.

– Futbollistët e Gjermanisë duken të pakënaqur në një rast me vendimin e Hamitit, i cili iu kthehet me tone të ashpra

– Në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” ka personalitete të shumta dhe figura të sportit shqiptar si edhe ish-futbollistë të Kombëtares.

– Në anën e Gjermanisë, ishin 3 shqiptarë kundër kuqezinjve. Veç Grudës e Vaiperit në fushë, ishte edhe Mustafi në staf me rolin e zv. trajnerit.

– Pak para startit të pjesës së dytë, hapet impianti i vaditjes dhe lag fotografët e Gjermanisë, të cilët me shpejtësi largojnë aparatët fotografikë.

– Tension në fund të ndeshjes mes Bushit dhe trajnerit të Gjermanisë. Një këndore e çuditshme e akorduar nga Hamiti, ka sjellë tension pranë pankinave.

– Vaiper dhe Gruda qendrojnë jashtë stadiumit për disa minuta duke bërë foto me tifozët e pranishëm, ku në fakt tifozët shqiptarë më shumë kërkuan foto me Vaiper e Grudën, sesa me futbollistët kuqezi. /Panorama Sport

shqipëria u-21 gjermania u-21 tifozët kuqezi

Lini një Përgjigje