
Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit, Sabah Bizi u nda nga jeta ditën e sotme. Ngushëllimet kanë qenë të shumta për legjendën e futbollit, ku nuk kanë munguar dhe mesazhet nga politika.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale një ngushëllim për shkodranin Bizi. Meta e konsideron “Nderin e Kombit”, një talent të papërsëritshëm në historinë e futbollit tonë.
Legjenda shkodrane është një emër i madh i fushës së blertë i përmasava përtej vendit tonë.
77-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.
Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Bekenbauerin duke eliminuar Gjermaninë. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.
Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.
Lini një Përgjigje