Sport12 Mars 2023, 20:12

Sasuolo feston në kryeqytet, Kumbulla protagonist negativ, Roma rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Sasuolo feston në kryeqytet, Kumbulla protagonist negativ, Roma rrezikon

Sasuolo ka mposhtur në transfertë Romën me rezultatin 3-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A.

Dopieta e Lauriente për skuadrën nga Rexhio Emilia ishte një sinjal i qartë për të besuarit e Murinjos se asgjë sot nuk do jetë e lehtë. Zalevski ngushtoi shifrat në minutën e 26, por vetëm përkohësisht.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla gjuajti me shkelm Berardin në zonë. Arbitri akordoi penallti, ndërkohë që nuk mungoi kartoni i kuq për futbollistin e përfaqësueses sonë.

Berardi nuk fali nga pika e bardhë. Një supergol i Paulo Dibalës në minutën e 51 ndezi shpresat e Romës për të marrë qoftë një pikë nga ky takim. Sasuolo vulsoi fatin e këtij takimi në minutën e 75 me Pinamontin, por pati pak minuta në fushë edhe për Nedim Bajramin. Goli i Vajnaldum në fund vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë triumf, Sasuolo renditet në vendin e 12 me 33 pikë, ndërsa Roma e Kumbullës në vendin e 5 me 47 pikë.

roma sasuolo seria a