
Tre tifozë të plagosur dhe shtatë të arrestuar. Është ky vlerësimi fillestar i përplasjeve të ndodhura pasdite në rrugët e Budapestit para supersfidës Roma-Sevilja e vlefshme për finalen e Ligës së Europës.
Policia hungareze tha se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm. Shtatë të arrestuarit janë të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e përleshjeve të ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente.
Madje, duket se ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ultrasit e Krakovit po përgatisnin një grup huliganësh në Hungari për finalen e Europa Ligës, pasi prej rreth dhjetë vitesh janë protagonistë të përplasjeve me tifozët andaluzianë. Në vitin 2015 ata sulmuan tifozët e Sevijas në Mançester, para ndeshjes kundër Sitit.
Lini një Përgjigje