Sport31 Maj 2023, 19:47

Lionel Mesi mes kampionatit amerikan dhe Arabisë Saudite, argjentinasi i jep lamtumirën PSG-së mes vërshëllimave

Shkruar nga Pamfleti

Lionel Mesi mes kampionatit amerikan dhe Arabisë Saudite, argjentinasi i

Në pritje për të mësuar zgjedhjen për të ardhmen, të shtunën do të jetë ndeshja e fundit në Paris dhe Francë për Lionel Mesin.

E vështirë të imagjinohet një përshëndetje e ngrohtë për argjentinasin.

Pak zemërim, pak inat dhe shumë indiferencë. Janë ndjenjat që mund të ushqejnë në mënyrë reciproke mbrëmjen e lamtumirës së Mesit nga PSG-ja. E fundit në kampionat, mbrëmja e festës, por vetëm për titullin e 11 kampion. Jo për të përqafuar kampionin e botës, i vërshëllyer në Paris dhe i konsideruar përgjegjës për dështimin në Ligën e Kampionëve, e vetmja gjë që kishte rëndësi edhe në Doha.

Erdhi momenti i divorcit, edhe pse në të vërtetë nuk ka qenë një martesë. ‘L’Equipe’ shkruan me ironi sot për një dashuri, por për Barcelonën, që ëndërron ta rikthejë Mesin.

Por llogaritë e katalanasve janë me të kuqe dhe vështirë se mund ta përballojnë pagën e 7 herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Në momentet e fundit “pista” Inter Majemi po fiton pikë, me skuadrën e Devid Bekam që prej muajsh po punon për të bindur Mesin të transferohet në Amerikë.

Në këtë rast, Leo mund të bëhej edhe imazh për Botërorin e radhës. Sipas raportimeve të fundit të luajturit në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal nuk është në prioritetin e argjentinasit duke parë nivelin e ulët të futbollit atje.

Në Paris, Mesi fiton 40 milionë euro në sezon, shumë në sytë e ultrasve që e kanë konsideruar një mercenar, simbol të politikave komerciale të klubit dhe të dështimeve të shpeshta në Champions. Dy eliminimet në 1/8-at me Mesin në skuadër e kanë zeruar lidhjen me tifozërinë, që në ndeshjen e fundit në shtëpi e ka vërshëllyer për çdo top të prekur.

Leo u përgjigj me lojën e tij, duke shënuar një gol, por në Strasburg. Një rekord në Francë, një rekord edhe për argjentinasin, bomberin më prolifik në 5 kampionatet kryesore të Europës, me 496 gola. Gjatë sezonit, argjentinasi ka luajtur 40 ndeshje me PSG-në, ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 20 asiste.

Por nuk mjafton, kështu që të shtunën, në ndeshjen e fundit, me shumë mundësi do të injorohet nga ultrasit, siç ka bërë edhe sulmuesi vetë, duke dhënë shumë rrallë ndonjë përshëndetje për ta në këto dy vite në Paris.

lionel mesi ylli argjentinas psg