Sport31 Maj 2023, 19:03

Eksod te Bylisi pas rënies në Kategorinë e Parë, ballshiotët largojnë nga ekipi 13 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

Eksod te Bylisi pas rënies në Kategorinë e Parë,

Bylisi nuk ia doli dot të sigurojë mbijetesën në Superiore dhe në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë. Klubi ballshiot ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me 13 lojtarë.

Një listë me emra të njohur si Zguro, Adili, Damçevski apo dhe Janku i cili është në kontakte me kampionët e Partizanit.

Bëhet fjalë për Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalison Santos, Kristi Kote, Eskuerdinja, Sharls Atçimene, Enthoni Beji, Tomiuki Doi, Bris Tutu dhe Abu Danladi.

Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë!

Nga sot, kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalison Santos, Kristi Kote, Eskuerdinja, Sharls Atçimene, Enthoni Beji, Tomiuki Doi, Bris Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjese e jona. Klubi ynë i falënderon për kontributin e dhënë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës së tyre! Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin!” – shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

bylis skuadra ballshiote