Sport31 Maj 2023, 20:09

Roma dhe Sevilja tentojnë trofeun, publikohen formacionet zyrtare të finales së Ligës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

Roma dhe Sevilja tentojnë trofeun, publikohen formacionet zyrtare të

Sevilja dhe Roma përballen sot në finalen e Ligës së Europës, e cila luhet në Budapest. Një ndeshje për historinë, pasi do të marrë fund një seri e pathyeshme, nga njëra anë apo tjetra.

Andaluzët kanë fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmenët e këtij turneu, ndërsa kanë dalë me sukses në të 6 finalet që kanë luajtur më përpara.

Por përballë sot kanë Zhoze Murinjon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar me Porton, Interin, Mançester Junajtid dhe Romën.

Roma dhe Sevilja tentojnë trofeun, publikohen formacionet zyrtare të

sevilja roma finalja e ligës së europës formacioni zyrtar