Sport31 Maj 2023, 20:32

Tifozët presin me padurim të shohin Brojën në fushën e lojës, sulmuesi kuqezi shfaqet në fushë duke kopjuar Garet Bejl (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët presin me padurim të shohin Brojën në fushën e

Armando Broja është larg fushave të lojës që nga muaji dhjetor, kur pësoi një dëmtim të rëndë në një ndeshje miqësore me Çelsin dhe u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka nisur prej kohësh riaftësimin dhe parashikohet që të mund të jetë gati edhe për fazën përgatitore për edicionin e ri.

Por ndërsa të gjithë presin me padurim ta shohin Brojën përsëri në fushat e futbollit, ai është kthyer sot në një fushë… golfi. Vetë futbollisti ka postuar një foto të tijën duke u bërë gati për një goditje me shkopin e golfit në dorë.

Një hobi i ri me sa duket për Brojën, që të kujton paksa atë të Garet Bejl, i cili së fundmi, pasi la futbollin, i është kushtuar plotësisht këtij sporti që e adhuronte prej kohësh.

Tifozët presin me padurim të shohin Brojën në fushën e

armando broja sulmuesi kuqezi