Sport 3 Maj 2023, 20:49

Shkoi në Amerikë për të parë djemtë e tij, Pike përplaset fizikisht me vëllain e Shakirës, ndërhyjnë forcat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi në Amerikë për të parë djemtë e tij, Pike

Ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike është konfliktuar me vëllain e ish-partneres së tij, Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ndodhi në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin “Telemundo”. Pike udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut këtë të mërkurë, për të parë djemtë e tij.

Por ribashkimi me kolumbianen, duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar. Dëshmitar i këtij konflikti ishte vëllai i artistes, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-futbollistin katalanas.

Konflikti përfundoi me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.

zherard pike ish-futbollisti i barcelonës shakira