Sport26 Dhjetor 2023, 21:04

Shpëtim Duro "skanon" kombëtaren shqiptare në 'EURO 2024': Do të bëjnë surprizën me Brojën pavarësisht shortit të vështirë

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtim Duro "skanon" kombëtaren shqiptare në

Viti 2023 për Shpëtim Duron në krye të Strugës nuk mund të ishte më i suksesshëm. Trajneri kryeqytetas u shpall më i mirë në Maqedoninë e Veriut për shkak se skuadra e drejtuar prej tij jo vetëm që fitoi kampionatin, por edhe shkoi deri në ‘play-off-in” e Ligës së Konferencës.

Ndikon pozitivisht në aspektin moral si personalisht ashtu edhe për skuadrën, për vazhdimësinë e punës. Ishte një vendim që pritej suksesi i Strugës në vitin 2023,”-u shpreh Shpëtim Duro, trajner i Strugës.

Për Report TV, Shpëtim Duro, ish-trajneri i shumë skuadrave si Partizani, Vllaznia, Kukësi apo Skënderbeu, komentoi edhe Superligën që të dielën mbylli gjysmën e kampionatit.

Është hera e parë që ndryshon skema dhe nuk e motivon garën. Sidomos skuadrat kryesore. Po të shohësh Tiranën dhe Partizanin nuk kanë ndodhur kurrë këto rezultate, me 6-7 barazime radhazi, e humbje,”-tha ai.

Duro u ndal edhe te kombëtarja, që ai shpreson se do të surprizojë në “Gjermani 2024”, pavarësisht shortit shumë të vështirë në Europian.

Janë tre skuadra si Italia, Spanja dhe Kroacia që hyjnë për të fituar Europianin. Do jetë shumë emocionuese për të gjithë, për të parë këto ndeshje sepse ne kemi kualitet si asnjëherë tjetër. Afrimi edhe i Brojës, deri në maj ose qershor, do jetë në formë të jashtëzakonshme dhe do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë. Unë them do të bëjmë një paraqitje të mirë,”-deklaroi ai.

Duro ka një eksperiencë mbi 20-vite si trajner, ndërsa në vitet 2006-2007 ka qenë ndihmës në kombëtaren shqiptare kur drejtohej nga kroati Oto Bariç.

shpëtim duro trajneri kryeqytetas