Sport25 Mars 2024, 20:55

Shqipëria bën lojën, Suedia merr fitoren, kuqezinjtë mposhten nga skandinavët

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria bën lojën, Suedia merr fitoren, kuqezinjtë

Shqipëria zhvillon një paraqitje dinjtoze përballë Suedisë në “Friends Arena”, por nuk ja del të marrë rezultat pozitiv përballë skandinavëve. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm për skuadrën e Jon Dahl Tomason u realizua në minutën e 62.

Një krosim i bukur i yllit të Totenhemit, Dejan Kulusevski u kap bukur me kokë nga Gustaf Nilsson, i cili me një goditje të lehtë dërgoi topin në pas krahëve, të Tomas Strakoshës.

Në minutën e 55, Jasir Asani me një ta majtë fantastike nga jashtë zonës i shkoi fare pranë golit të avantazhit.

Anësori nga e djathta krijoi hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Olsen.

Kuqezinjtë zhvilluan një 45 minutësh perfekt, teksa patën disa raste të pastra për të gjetur rrugën e rrjetës.

Armando Broja ishte i pari që lëshoi një sinjal të qartë në minutën e 12. Sulmuesi dha spektakël me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit. Ai hyri në zonë dhe u rrëzua pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari nuk dha penallti.

Në minutën e 18, Forsberg goditi shtyllën për Suedinë. Një aksion i suedezëve, brenda zonës ku shfaqet Forsberg, i cili goditi shtyllën e majtë pingule të Strakoshës.

Ndërkohë kuqezinjtë reaguan vetëm 4 minuta më pas. Mitaj nga e majta pasoi në zonë, ku Broja gjuajti dhe gjeti golin. Por vijërojtësi e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 24, Qazim Laçi dribloi bukur, hyri në zonë dhe goditi, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga portieri Olsen.

 

suedia shqipëria ndeshja miqësore