
Presidenti i UEFA Aleksandër Ceferin ka thënë sot në Kongresin e 49 të UEFA që po mbahet në Beograd se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Serbisë në organizimin e “EURO 2027” për Kampionatin e 21 vjeçarëve është një shembull i jashtëzakonshëm për fuqinë e futbollit.
“Futbolli është më shumë se sport, njëkohësisht është pasqyrë dhe model i shoqërisë. Flet një gjuhë universale, e cila kalon kufijtë, bashkon komunitetet dhe frymëzon ëndrra. Jo më kot shikojmë drejt finaleve të Euro 2027, një kompeticion që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Ky Europian shërben për të treguar se në futbollin europian s’ka kufij”, tha Ceferin.
Të mërkurën, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u pa duke pozuar me flamurin e Kosovës në ambientet e Kongresit. Një gjë e tillë duket se ka shqetësuar organizatorët serb që sipas njoftimit e kanë hequr.
Federata Serbe e Futbollit në një reagim në kanalet e komunikimit ka kërkuar ndjesë 'për çdo qytetar dhe çdo anëtar të popullit, veçanërisht për bashkëkombësit në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë', thuhet në reagim.
Edhe njëherë as futbolli nuk mundi të ulë nacionalizmin serb karshi Kosovës dhe UEFA duket se mburret kot që Shqipria dhe Serbia morën dritën jeshile për bashkorganizimin e Euro 2027 për U-21.
Lini një Përgjigje