Sport 8 Dhjetor 2023, 20:26

“Shqipëria është skuadër që po rritet çdo vit”, ikona e Brazilit i impresionuar nga kuqezinjtë, i thur elozhe kombëtares sonë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria është skuadër që po rritet çdo

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është në vëmendjen e të gjithëve, pasi është vendosur në grupin e ‘ferrit’ së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Legjenda e futbollit brazilian Roberto Karlos ka komentuar grupin e Shqipërisë, në një video me “TikTok”-erin shqiptar, Ergys Pepaj. Ai tha se jeton në Spanjë, dhe se kombëtarja iberike është një skuadër e mirë.

Ndërsa për Kombëtaren Shqiptare nuk mund të mungonin elozhet. Roberto Karlos tha se kuqezinjtë janë një skuadër që po rriten çdo ditë.

Unë jetoj në Spanjë, dhe Spanja është një skuadër e mirë, por Shqipëria është skuadër që po rritet çdo vit”, tha Karlos

Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe përshëndetja për ish-shokun e kombëtares së Brazilit, Silvinjon: “Përqafime mik”.

roberto karlos legjenda e futbollit brazilian kombëtarja shqiptare