Sport 8 Dhjetor 2023, 17:30

“S’ndalim asnjë me zor, por as nuk i ‘djegim’ për 2 minuta”, Agim Ademi për Dakun dhe Mujën: Po të dua, ndaloj çdo kosovar të luajë me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

“S’ndalim asnjë me zor, por as nuk i ‘djegim’

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur së fundmi për largimin e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës nga Përfaqësuesja “Dardane” te Kombëtarja e Shqipërisë.  Ndonëse ka thënë që nuk i di arsyet për largimin e tyre, në një intervistë për “Klan Kosova” ai e përmendi konkurrencën si një prej mundësive.

Daku dhe Muja kanë qenë të grumbulluar, madje Muja ka qenë pothuajse në ndeshjet e para. Në dy ndeshjet e para ka qenë i grumbulluar dhe ka qenë në pankinë. Daku ka qenë i grumbulluar që në kohën e Bernard Shaland, e jo më tani. Por sigurisht, ne nuk e përdorim atë pjesën e ‘djegies’ që thonë: Fute dy minuta, digje. Jo, Kosovën nëse e do me zemër ose s’e do”, ka thënë Ademi.

Fatbardhësisht, ne kemi plot talente. Ka shumë lojtarë, dhe për momentin kemi shumë opsione. Nuk e shoh që është e logjikshme shumë për shumë futbollistë që thonë, ah unë jam rezervë tani, e kush e ndërron Muriqin për shembull? Po ja erdhi momenti me e ndërruar dhe ishte Muhamet Hyseni, i cili shënoi edhe gol.

Daku nuk e di për çka ka shkuar. Sigurisht për atë pjesë të konkurrencës e kanë pa dhe kanë shkuar dhe unë u kam dëshiruar sukses pasi kanë shkuar.

A më ka ardhur mirë? Jo, me qenë mundësia krejt futbollistët i ndali këtu. S’e kisha lëshuar as Dakun, as Mujën, por nuk i ndali me zor”, u shpreh presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

agim ademi presidenti i federatës kosovare të futbollit arbnor muja mirlind daku