Sport23 Mars 2024, 19:50

Shqipëria harron humbjen zhgënjyese me Kilin, kuqezinjtë nisin stërvitjen; një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër Suedisë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria harron humbjen zhgënjyese me Kilin, kuqezinjtë nisin

Pas humbjes 0-3 me Kilin, kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e së shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdite janë nisur drejt Suedisë.

Edhe Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj kombëtares skandinave. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Në seancën e sotme, lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin “Friends Arena”.

Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në orën 19:00.

shqipëria suedia ndeshja miqësore