TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 22:02

Shqipëria me një këmbë në “Gjermani 2024”, Taulant Seferi i jep “knock-out” final Çekisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria me një këmbë në “Gjermani 2024”,

Shqipëria ndëshkon sërish Çekinë. Taulant Seferi dyfishon shifrat për kuqezinjtë në minutën e 52. Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me topin që shkoi te Seferi, i cili çoi topin në rrjetë. Edhe kontrolli me VAR-in nuk ndryshoi vendimin e fushës dhe kuqezinjtë festuan dyfishimin e shifrave.


45 minutat e para u mbyllën me fitoren e ekipit të Silvinjos me supergolin e realizuar nga Jasir Asani në minutën e 9.


Në minutën e 38, çekët realizuan pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil, i cili shtyu më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anuloi golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta.

Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten sërish në Europian, pas pjesëmarrjes në Francë, 8-vite më parë.

Kjo është hera e 8 që dy përfaqësueset ndeshen bashkë. Në 5 ndeshjet e para që Shqipëria përballej me Çekosllovakinë ka dy fitore në fundin e vitit 1952 në miqësore. Ndërkohë, pas ndarjes së Çekosllovakisë, Shqipëria regjistron vetëm 2 sfida të tjera me Republikën Çeke, një miqësore në qershorin e vitit 2021, si dhe duelin e një muaji më parë në Pragë.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje zyrtare përballë çekëve dhe ky mund të jetë një motivim më shumë për sfidën e sotme, duke shpresuar që të ndodhë e njëjta gjë si në muajin e kaluar me Poloninë.

Deni Makeli do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion polic.

Lini një Përgjigje