
Starton “finalja” në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Çekisë. Kuqezinjtë janë pothuajse me një këmbë në Gjermani, pasi ndodhen në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.
Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten sërish në Europian, pas pjesëmarrjes në Francë, 8-vite më parë.
Kjo është hera e 8 që dy përfaqësueset ndeshen bashkë. Në 5 ndeshjet e para që Shqipëria përballej me Çekosllovakinë ka dy fitore në fundin e vitit 1952 në miqësore. Ndërkohë, pas ndarjes së Çekosllovakisë, Shqipëria regjistron vetëm 2 sfida të tjera me Republikën Çeke, një miqësore në qershorin e vitit 2021, si dhe duelin e një muaji më parë në Pragë.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje zyrtare përballë çekëve dhe ky mund të jetë një motivim më shumë për sfidën e sotme, duke shpresuar që të ndodhë e njëjta gjë si në muajin e kaluar me Poloninë.
Deni Makeli do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion polic.
Lini një Përgjigje