TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 19:54

7 dekada pa mposhtur Çekinë, kuqezinjtë kërkojnë të thyejnë tabunë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

7 dekada pa mposhtur Çekinë, kuqezinjtë kërkojnë

Kombëtarja shqiptare e futbollit synon sot të fitojë ndaj Çekisë për t’iu afruar më shumë “EURO 2024”. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, do t’i duhet që të thyejë një tabu që zgjat prej më shumë se 70-vitesh.

Kjo është hera e 8 që dy përfaqësueset ndeshen bashkë. Në 5 ndeshjet e para që Shqipëria përballej me Çekosllovakinë, ka dy fitore në fundin e vitit 1952 në miqësore. Ndërkohë, pas ndarjes së Çekosllovakisë, Shqipëria regjistron vetëm 2 sfida të tjera me Republikën Çeke, një miqësore në qershorin e vitit 2021, si dhe duelin e një muaji më parë në Pragë.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje zyrtare përballë çekëve dhe ky mund të jetë një motivim më shumë për sfidën e sotme, duke shpresuar që të ndodhë e njëjta gjë si në muajin e kaluar me Poloninë.

Ndeshjet ndër vite mes Shqipërisë dhe Çekisë:

17.09.1950 Çekosllovaki-Shqipëri 3-0 Miqësore

29.11.1952 Shqipëri-Çekosllovaki 3-2 Miqësore

07.12.1952 Shqipëri-Çekosllovaki 2-1 Miqësore

01.05.1991 Shqipëri-Çekosllovaki 0-2 Kual. Europiani

16.10.1991 Çekosllovaki-Shqipëri 2-1 Kual. Europiani

08.06.2021 Republika Çeke-Shqipëri 3-1 Miqësore

07.09.2023 Republika Çeke-Shqipëri 1-1 Kual. Europiani

shqipëri çeki kualifikueset e

Lini një Përgjigje