TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 19:24

Shqipëria në regbi arrin rezultatin historik, mposht 57-0 Greqinë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në regbi arrin rezultatin historik, mposht 57-0 Greqinë

Sporti i Regbisë në Shqipëri po merr formë dhe kjo s’po ndodh nga “hiçi”. Gjithçka u tregua më së miri në mbrëmjen e 22 nëntorit, ku Kombëtarja shqiptare e Regbisë u përball me Greqinë, duke marrë një fitore madhështore me shifrat 57-0.

"Shqipëria arrin një rezultat historik me Greqinë në Regbi. Mbrëmjen e 22 Nëntorit ekipi i Shqipërisë zhvilloi miqësoren zyrtare me Greqinë, aktivitet i miratuar nga Federata Botërore e Regbisë. Ekipi kuqezi e dominoi ketë ndeshje, duke e fituar me rezultatin e pastër 57-0. Ky është një rezultat historik dhe moment i rëndësishëm për zhvillimin e sportit të Regbisë në Shqipëri", shkruan KOKSH.

Investimet në këtë sport sa vijnë e rriten, me emrin kryesor të këtij suksesi, Xhino Drangu. Pikërisht kreu i FSHRG-së, është ai që ka marrë shumë seriozisht “misionin” për të rritur Shqipërinë edhe në këtë sport, pasi vetë ai la Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u rikthyer në vendlindje.

Ai ka marrë të gjithë përgjegjësinë përsipër, pa ndihmën e askujt, me dëshirën e vetme për të çuar sa më lart Shqipërinë në Regbi. 

Duke parë rritjen me ritme të shpejta të Kombëtares sonë në Regbi, shihet se fitorja 57-0 përballë Greqisë, është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm.

shqipëria në regbi xhimi drangu krei i fshrg

Lini një Përgjigje