TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 19:02

Ardian Ismajli rrezikon të bëjë spektatorin në “derbin shqiptar”, problemet muskulore kthehen në makth për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli rrezikon të bëjë spektatorin në “derbin

Ardian Ismajli nuk po arrin që të gjejë vazhdimësinë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë gjithë sezonit.

Edhe këtë të hënë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin ndaj Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës, ndonëse nuk kishte shfaqur shqetësime në ditët e grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin ndaj Juventusit.

Për Ismajlin kjo është hera e tretë në këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë. Lojtari edhe sot është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ndaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes së Berishës dhe Ramadanit.

 

ardian ismjali mbrojtësi i kombëtares shqiptare torino

Lini një Përgjigje