TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2025, 15:27

Shqipëria nuk do të luajë në “tokën e krimit” më 11 tetor, ndeshja me Serbinë spostohet në stadiumin modest

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nuk do të luajë në “tokën e

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.

“Top Channel” raporton se pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovacit, i quajtur “Doçica”.

Ky impiant sportiv i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritja e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar huliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.

 

stadiumi i leskovac ndeshja serbi-shqipëri kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje