TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 16:56

“Nuk do të dalësh i gjallë”, zyrtari i skuadrës shqiptare kërcënon me jetë arbitrin e ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të dalësh i gjallë”, zyrtari i skuadrës

Ndeshja mes Drenicës dhe Dukagjinit, e përfunduar në barazim 2-2, përveç katër golave dhe emocioneve në fushë, është shoqëruar edhe me tensione pas përfundimit të takimit.

Sipas raportimeve të medias sportiv “Dueli Sportiv” në Kosovë, zyrtari i klubit të Drenicës, Granit Koci, dyshohet se ka kërcënuar me jetë arbitrin kryesor të ndeshjes, Lirim Jashari.

Në raportin e përmendur nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se Koci i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Nëse nuk e fiton Drenica këtë takim, nuk do të dalësh i gjallë nga Skënderaj”.

Mbetet ende e paqartë se çfarë mase disiplinore mund të ndërmarrë Federata e Futbollit të Kosovës ndaj zyrtarit të klubit drenicas për këtë incident të raportuar.

Pas zhvillimit të 23 javëve në Superligën e Kosovës, Drenica renditet në vendin e fundit të tabelës me 22 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dueli Sportiv (@duelisportiv)

granit koçi zyrtari i drenicës lirim jashari arbitri i ndeshjes

Lini një Përgjigje