TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 19:52

Shqipëria zhgënjen përballë Gjibraltarit, penalltia e Asanit shpëton nga turpi kuqezinjtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria zhgënjen përballë Gjibraltarit, penalltia e Asanit

Një paraqitje shumë e dobët për kuqezinjtë e Silvinos, të cilët duhet të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e cila duhet fituar me patjetër, nëse duam ende të shpresojmë për një mundësi për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror.

Shqipëria merr fitore cinike përballë një kundërshtari modest si Gjibraltari. Kuqezinjtë i nderoi një penallti e kthyer në gol nga Jasir Asani në minutën e 69 të takimit. Një top nga e djathta i Shpendit solli prekjen me dorë të Pocos dhe gjyqtari bëri shenjë nga pika e bardhë.


45 minutat e para ishin për t’u harruar për skuadrën e drejtuar nga Silvinjo, ku sfida u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 10, Shqipëria u mundua të qarkullonte topin për të gjetur hapësira, por për momentin nuk pati instruksioneve të sulmueve në zonë. 3 minuta më vonë Skanlon u mundua të kalonte Kaçurrin, por debutuesi i kuqezinjve e mbyll me kujdes dhe pasoi për Dajsinanin.

Në minutën e 15, aksioni i parë i rrezikshëm i kuqezinjve erdhi nga e majta, me Dakun që pa topin e gjuajtur prej tij të bllokohet e më pas Asani nuk gjuajti siç duhet drejt portës.

Në minutën e 17, Asani tentoi nga distanca, por topi shkoi jashtë. 3 minuta më vonë, Del Rio tentoi portën për vendasit, por topi u kontrollua nga Dajsinani.

Në minutën e 22, një tjetër aksion nga e majta nuk u finalizua nga Aliji i ardhur në ndihmë të sulmit.

Në minutën e 34, Berisha tentoi portën me një gjuajtje të fortë nga distanca, por portieri devijoi në këndore.

3 minuta më vonë, Broja provoi një aksion personal me një depërtim në qendër, por në fund u ndal nga mbrojtja e Gjibraltarit.

Në minutën e 43, Berisha u bë sërish protagonist me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi u devijua nga një mbrojtë dhe u përplas në traversë dhe shkoi jashtë.

Në minutën e 48, një ndërhyrje ndaj Borge solli kartonin e verdhë për Kaçurrin.

4 minuta më vonë kuqezinjtë tundën rrjetën me Asanin pas një aksioni në qendër, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 56, një harkim nga Balliu në të djathtën, thuajse solli autogolin pas devijimit të MekKlaferti mbi traversë.

1 minutë më vonë, lëvizje e shpejtë e Bajramit nga e djathta, por pasimi i tij gjeti Shpendin i cili gjuajti, por fluturon topin lart mbi traversë.

Në minutën e 60 edhe Hoxha nga e majta provon të gjejë golin, por nuk ka shënjestrën e duhur.

Të martën në orën 20:45, Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

shqipëria gjibraltari ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje