TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 18:49

Një pjesë e parë për t’u harruar për Shqipërinë, kuqezinjtë nuk ia dalin përballë Gjibraltarit

Shkruar nga Pamfleti

Një pjesë e parë për t’u harruar për

Përfundon pjesa e parë e miqësores Gjibraltar-Shqipëri. Një 45 minutësh për t’u harruar për kuqezinjtë, ku sfida e luajtur në “Europa Point” u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 10, Shqipëria u mundua të qarkullonte topin për të gjetur hapësira, por për momentin nuk pati instruksioneve të sulmueve në zonë. 3 minuta më vonë Skanlon u mundua të kalonte Kaçurrin, por debutuesi i kuqezinjve e mbyll me kujdes dhe pasoi për Dajsinanin.

Në minutën e 15, aksioni i parë i rrezikshëm i kuqezinjve erdhi nga e majta, me Dakun që pa topin e gjuajtur prej tij të bllokohet e më pas Asani nuk gjuajti siç duhet drejt portës.

Në minutën e 17, Asani tentoi nga distanca, por topi shkoi jashtë. 3 minuta më vonë, Del Rio tentoi portën për vendasit, por topi u kontrollua nga Dajsinani.

Në minutën e 22, një tjetër aksion nga e majta nuk u finalizua nga Aliji i ardhur në ndihmë të sulmit.

Në minutën e 34, Berisha tentoi portën me një gjuajtje të fortë nga distanca, por portieri devijoi në këndore.

3 minuta më vonë, Broja provoi një aksion personal me një depërtim në qendër, por në fund u ndal nga mbrojtja e Gjibraltarit.

Në minutën e 43, Berisha u bë sërish protagonist me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi u devijua nga një mbrojtë dhe u përplas në traversë dhe shkoi jashtë. 

shqipëri gjibraltar ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje