
Bërnli do të presë në shtëpi Fulhamin këtë të shtunë, në kuadër të javës së 16 të Premier Ligës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Turf Moor”, do të nisë në orën 18:30.
Armando Broja pritet titullar për herë të dytë radhazi, marrë shkas këtu edhe postimin që klubi anglez bëri. Bërnli vendosi si “kopertinë” sulmuesin shqiptar, në posterin në prag të ndeshjes.
Ndërkohë që në po të njëjtin postim, shqiptarët, por edhe tifozë anglezë të Bërnlit nuk kanë kursyer komentet pozitive. Të gjithë duken mjaft optimistë, se Broja do të shënojë golin e parë me Bërnlin, nesër përballë ish-ekipit të tij, Fulham.

Lini një Përgjigje