TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 18:54

Silvinjo e mendon të tepërt, shoku i skuadrës tek Ipsuiçi i thur elozhe Anis Mehmetit

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo e mendon të tepërt, shoku i skuadrës tek Ipsuiçi

Anis Mehmeti duket se është përshtatur menjëherë me realitetin e ri te Ipswich, vetëm pak javë pas transferimit. Sulmuesi shqiptar po fiton vlerësime të shumta në skuadër, ndërsa së fundmi për të ka folur shoku i ekipit, Leif Davis.

Mbrojtësi anglez e ka cilësuar Mehmetin si një përforcim shumë të rëndësishëm për Ipswich, duke theksuar si cilësitë me topin, ashtu edhe kontributin e tij në lojën pa top.

Anisi është një blerje e jashtëzakonshme për ne. Duket shumë i gjallë me topin dhe punon fort për ekipin. Është ambientuar shumë shpejt,” u shpreh Davis. Sipas tij, Mehmeti përfaqëson në mënyrë të plotë filozofinë e skuadrës: punë e vazhdueshme dhe sakrificë në çdo fazë të lojës.

Davis ndau edhe një episod nga një prej seancave të para stërvitore, ku Mehmeti e impresionoi menjëherë. “Ai erdhi nga krahu, ia pasova topin dhe bëri pjesën tjetër. Mendova: ‘Uau, kemi një lojtar të vërtetë këtu’,” tregoi ai.

Mbrojtësi i Ipswich theksoi se, përtej aftësive teknike, forca më e madhe e Mehmetit është loja pa top. “Ai punon jashtëzakonisht shumë për ekipin. Nuk luan vetëm për veten, por e di saktësisht çfarë duhet të bëjë në fushë për të mirën e të gjithëve,” shtoi Davis, duke nënvizuar se të gjithë në skuadër kanë të njëjtin objektiv në fund të sezonit.

Në vijim, Davis përmendi edhe rolin e Sam Morsit në vendimin e Mehmetit për t’u transferuar te Ipswich. Morsi, ish-lojtar i klubit dhe më parë shok skuadre me Mehmetin te Bristol City, e kishte këshilluar sulmuesin shqiptar për këtë hap.

Mehmeti foli me Samin kur ishte te Bristol. Ai e njeh klubin shumë mirë dhe tha se ishte një zgjedhje që nuk duhej menduar dy herë,” tha Davis. Ai vlerësoi gjithashtu respektin dhe përkushtimin e Morsit ndaj Ipswich, duke shtuar se, edhe pse mungon si lojtar, kontributi i tij ka ndihmuar klubin të fitojë një futbollist të rëndësishëm si Mehmeti.

Ipswich shpreson që adaptimi i shpejtë i sulmuesit shqiptar të shoqërohet së shpejti edhe me golin e tij të parë, ndërsa pritshmëritë ndaj tij në ekip janë tashmë të larta.

leif davis futbollisti i ipsuiçit anis mehmeti

Lini një Përgjigje