
Mançester Siti është kualifikuar në fazën tjetër të FA CUP. Në 1/8 ndaj Bristol Sitit, ekipi i Guardiolës fitoi 0-3.
“Qytetarët” realizuan që në minutën e 7 me Foden, por ishte sërish sulmuesi i kombëtares së Anglisë që vulosi përfundimisht kualifikimin me golin e tij në minutën e 74. Në fund, nuk mungoi edhe goli i De Brojne.
Në këtë duel për vendasit e Bristol Sitit mungoi talenti shqiptar Anis Mehmeti. Arsyeja qendron në faktin se mesfushori ka marrë pjesë më parë në FA Cup me fanellën e Ykombes. Për këtë shkak, rregullorja nuk ia lejon që të luajë në këtë kompeticion pasi ka ndryshuar një herë skuadrën.
Një shans i humbur ky për fantazistin Mehmeti, për të treguar klasin e tij, përballë yjeve të Guardiolës.
Mançester Siti është një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.