TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 18:04

Skadon afati për heqjen e “Final Four”, çfarë po ndodh me fatin e Abissnet Superiores?

Shkruar nga Pamfleti
Skadon afati për heqjen e “Final Four”, çfarë po
Abissnet Superiore, Final Four

Më 16 qershor, ende nuk është bërë publik vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) lidhur me të ardhmen e formatit “Final Four” në kampionatin shqiptar.

Sipas raportimeve të mëparshme të “Panorama Sport”, kjo formulë pritet të hiqet, por deri tani mungon një qëndrim zyrtar nga FSHF. Për pasojë, e ardhmja e skemës së garës mbetet ende e paqartë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte deklaruar se vendimi për formatin e kampionatit do të merrej brenda 15 ditëve të para të muajit qershor. Megjithatë, afati i paralajmëruar ka kaluar pa një njoftim zyrtar, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Në deklaratën e dhënë më 31 maj, Duka theksoi se do të shqyrtohen disa alternativa për organizimin e kampionatit.

Për edicionin tjetër do të rishohim çfarë formati do të kemi. Këtë e vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit. Për sezonin 2026-2027 do të jenë 10 skuadra. Nëse do të ketë katër faza apo play-off, kemi angazhuar një kompani të specializuar që ka hartuar formatin e Champions League dhe formatin e ardhshëm të ekipeve kombëtare. Do të shqyrtojmë të gjitha variantet dhe do të marrim vendimin në Komitetin Ekzekutiv”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Formati “Final Four” është aplikuar për tre sezone radhazi në futbollin shqiptar, periudhë gjatë së cilës Egnatia ka arritur të shpallet kampione.

Ndërkohë, sezoni i ri i kampionatit pritet të nisë në muajin shtator, duke u dhënë klubeve më shumë kohë për përgatitjet përpara fillimit të garës.

final four fshf abissnet superiore

Lini një Përgjigje