
Fidel Ylli duket se nuk di të ngopet. Janë miliona fonde që shkojnë për Komitetin Olimpik Shqiptar, por edhe një flamur nuk blejnë dot. Luiza Gega tregoi sot se flamuri i ngritur dje në Paris ishte “fake”, pra prodhim kinez dhe jo origjinali. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila ka shpërthyer në akuza ndaj KOKSH.
Postimi i plotë i Zhupës:
Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çon një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare.
Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit për simbolet kombëtare, për Flamurin Kuq e Zi, është një skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar. Turp i madh!
Një moment i tillë duhej vlerësuar dhe kuruar me detaje, por mesa duket kujdesen më shumë që të bëjnë foto krah garuesve kur dalin kampion, edhe të mbajnë fjalime për meritat e qeverisë.
Në drejtim të komisionit të edukimit garantoj që cështja e sportit nuk do jetë më një çështje e harruar, e paprekur, por çështje që do trajtohet me rëndësinë e duhur, për peshën që duhet ketë për rininë dhe për krenarinë kombëtare në garimet ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje