
Klubi i Bolonjës po kërkon përforcime për sezonin e ri, ku objektivi me Tiago Motan në stol është që të luftohet për një vend në Kupat e Europës. Skuadra italiane po planifikon disa afrime dhe largime, teksa ka projektuar si objektiv të merkatos edhe një mesfushor shqiptar.
Gjithçka ka lidhje me Nikolas Dominguez. Nëse argjentinasi nuk do të rinovojë kontratën që e lidh me klubin deri në vitin 2024, atëherë ai do të shitet gjatë merkatos së verës. Dhe zëvendësuesi i tij më i mundshëm është mesfushori Ardon Jashari.
Lojtari, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, vlerësohet rreth 6-7 milionë euro nga Lucerna dhe klubi italian po e monitoron prej kohësh. Jashari është që tani pjesë e përfaqësues së Zvicrës dhe ishte i pranishëm në Botëror, ku la shenjë për një ndeshje ku nuk ishte në fushën e lojës.
Pamjet e Granit Xhakës duke festuar fitoren ndaj Serbisë me fanelën me mbiemrin e tij pushtuan rrjetet sociale dhe tërbuan tifozët serbë, të cilët e quajtën një provokim, pasi u kujtonte atyre Adem Jasharin.
Lini një Përgjigje