TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 17:46

“Sonte luajmë kundër afrikanëve”, legjenda franceze i përgjigjet ish-portierit të Paraguajit: Do poshtëroheni, jeni të paaftë!

Shkruar nga Pamfleti
“Sonte luajmë kundër afrikanëve”, legjenda franceze i
Ish-portieri i Paraguajit, Hoze Luis Shilavert

Atmosfera para përballjes së Francës me Paraguajin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës është tensionuar jo për shkak të analizave taktike, por pas një shkëmbimi deklaratash mes dy ish-legjendave të futbollit, Kristof Dugarri dhe Hoze Luis Shilavert.

Ndeshja rikthen në kujtesë edhe sfidën mes dy kombëtareve në Botërorin e vitit 1998, kur Franca siguroi kualifikimin vetëm falë golit të artë të Loren Blank në minutën e 113-të. Ajo përballje u karakterizua nga paraqitja e shkëlqyer e portierit Hoze Luis Shilavert, i cili mbajti në lojë skuadrën e Paraguajit deri në momentet e fundit.

Polemika nisi nga ish-sulmuesi francez Kristof Dugarri, kampion bote me Francën në vitin 1998, i cili minimizoi shanset e Paraguajit pas kualifikimit të kësaj të fundit ndaj Gjermanisë me penallti.

"Paraguaji do të poshtërohet, do të masakrohet. Do të përpiqen vetëm të mbrohen sepse janë të paaftë, vërtet të paaftë. Po e përsëris edhe një herë që të jetë e qartë. Në sulm janë një dështim, një katastrofë", deklaroi Dugarri.

Përgjigjja e Hoze Luis Shilavert nuk vonoi. Ish-portieri paraguajan, tashmë 60 vjeç, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku përdori një deklaratë që është cilësuar gjerësisht si raciste për shkak se vinte në shënjestër përbërjen etnike të kombëtares franceze.

"Kristof, ke të drejtë. Në Botërorin e vitit 1998 u përballëm me francezë, ndërsa tani Paraguaji do të luajë kundër një skuadre afrikane", shkroi Shilavert.

Deklarata ka ngjallur reagime të forta në Francë dhe më gjerë. Media franceze “RMC Sport” e cilësoi postimin si "të turpshëm", ndërsa edhe media të Amerikës Latine e kanë përshkruar atë si një koment racist.

Edhe e përditshmja franceze “L'Équipe” e dënoi ashpër episodin, duke kujtuar se nuk është hera e parë që Shilavert përfshihet në polemika për deklarata fyese. Sipas medias franceze, ai ka qenë më parë në qendër të kritikave për komente të konsideruara homofobe dhe raciste ndaj Vinicius Zhunior. dhe Kilian Mbape, si edhe për mbrojtjen që i bëri Xhanluka Prestiannit pas incidenteve verbale me Vinicius gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve mes Benfikës dhe Realit të Madridit.

hoze luis shilavert ish-portieri i paraguajit kristof dugarri

Lini një Përgjigje