Sport17 Maj 2024, 16:38

Sot ndeshja e parë e “Final Four”, Partizani dhe Skënderbeu ‘përplasin brirët’ në “Air Albania"

Shkruar nga Pamfleti

Sot ndeshja e parë e “Final Four”, Partizani dhe

Në “Air Albania” do të zhvillohet sot ndeshja e parë e “Final Four”. Partizani dhe Skënderbeu do të “përplasin brirët” në orën 20.00. Teksa fituesi do të jetë në pritje të ndeshjes Egnatia-Vllaznia.

Të kuqtë vijnë disi më favoritë duke qenë se e mbyllën në vendin e dytë kampionatin dhe kanë avantazhin e barazimit. Në rast se dueli mbyll barazim, ata kalojnë në finale.

Nga ana tjetër korçarët kanë qenë surpriza e këtij sezoni duke e mbyllur të katërtit. Por në përballjet me “demat”, ata kanë fituar 2 herë ndërsa kanë marrë një barazim dhe një humbje.

Statistika që duket se janë ndryshe nga parashikimet në letër, megjithatë gjithçka mbetet për t’u shijuar këtë mbrëmje në kryeqytet ku dy prej 4 skuadrave më të mira të kampionatit do të duelojnë me njëra tjetrën për pjesëmarrjen në finalen e madhe., por edhe për paratë, pasi kujtojmë që 4 skuadrat e para do të kenë disa bonuese financiare, i pari është ndarja e shpërblimeve nga 10, 7, 5 dhe 2 milion lekë, ndërkohë që në përfundim të fazës Final Four paratë e grumbulluara nga biletat, 60% e tyre do t’i ndahet pikërisht 4 skuadrave të para.