Sport17 Maj 2024, 16:33

Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet e larta

Shkruar nga Pamfleti

Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet

Prej ditësh vijon shitja e biletave të gjysmëfinales së sotme.

Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori “S” është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut.

Në tribunën kryesore, sektorët Ë101, Ë102 dhe Ë103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët Ë105, Ë106 dhe Ë107 do të vendosen tifozët e Skënderbeut.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë të përziera.

Biletat për të dyja ndeshjet e “Final 4” mund të blihen “online” në “ebileta.al”, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi”.

Biletat për këtë ndeshje nisin nga 1 mijë lekë të reja pas portave dhe 2 mijë lekë në tribunën përballë.

Këto çmime të vendosura nga FSHF-ja, si organizatore e gjysmëfinaleve, kanë hasur pakënaqësi të tifozëve të të dyja krahëve.

Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta komentet që i kanë quajtur çmimet e vendosura si të ekzagjeruara.

Të tilla shifra i kemi parë vetëm në ndeshjet e Kombëtares. /Ora News