TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 19:16

Fitore dramatike e Skënderbeut në minutat e fundit, korçarët “zhytin” Kukësin dhe rimarrin kreun e Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Fitore dramatike e Skënderbeut në minutat e fundit,

Skënderbeu ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Kukësit, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Korçarët e nisën ndeshjen në sulm dhe kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, falë golit të realizuar nga Nasr. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Skënderbeut, ndërsa në të dytën Kukësi kërkoi të rikthehej në lojë.

Goli i barazimit për verilindorët erdhi në minutën e 82-të, me Birçaj që rivendosi ekuilibrin dhe rihapi ndeshjen në minutat e fundit. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, Shaqe realizoi golin vendimtar në minutën e 91-të, duke i dhënë tri pikët skuadrës korçare.

Me këtë fitore, Skënderbeu rikthehet në vendin e parë të renditjes me 54 pikë. Në anën tjetër, Kukësi mbetet në vendin e fundit me 15 pikë të grumbulluara pas 23 javësh kampionat.

skënderbeu kukësi kategoria e parë

Lini një Përgjigje