TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 16:38

Statistika që bie në sy te Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi kalon Rodrin dhe Foden

Shkruar nga Pamfleti

Statistika që bie në sy te Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi kalon

Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte në “Champions” kundër Arsenalit dhe u vlerësua me notën 7 në përfundimin e takimit.

Kapiteni kuqezi nuk gaboi në asnjë detaj duke vërtetuar edhe njëherë peshën e tij tek Atalanta. Por, përpara ndeshjes, ra në sy një statistikë që “CBS Sports” publikoi në lidhje me numrin e ndeshjeve të disa lojtarëve në dy vitet e fundit, duke përfshirë këtu paraqitjet me klubin dhe ekipin kombëtar.

Në 5 lojtarët e parë, Gjimshiti renditej në vendin e tretë me 130 ndeshje gjithsej, duke lënë pas Rodrin me 129 ndeshje dhe Foden me 124. Vetëm dy futbollistë ishin përpara mbrojtësit të Kombëtares shqiptare: Julian Alvarez me 131 ndeshje, (një më shumë) dhe Bruno Fernandes me 132 paraqitje, i cili ishte në vendin e parë të kësaj renditjeje interesante. Kjo tregon edhe njëherë, rendimentin e lartë që Berat Gjimshiti ka treguar në dy vitet e fundit, duke qenë një pikë stabël për bergamaskët, por edhe për ekipin përfaqësues.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje